FIER – Një 20-vjeçar në qytetin e Fierit është shtruar me urgjenë në spital pasi është plagosur.

Sipas policisë i riu është vetplagosur në banesë me armë zjarri në kokë. Kanë qenë familjarët ata që kanë shoqëruar në spitalin e Fierit mesditën e sotme të riun.

Gazetari Evis Kuci raportoi për BalkanWeb, se i riu është në gjendje kritike për jetën dhe po mbahet me tuba oskigjeni.

“Në datën 07.01.2018, rreth orës 13:15, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga familjarët për të marë mjekim shtetasi R.Y, 20 vjeç, banues në Fier. Shtetasi R.Y dyshohet se është vetplagosur në banesë me armë zjarri në kokë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: