TIRANË- Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar pasi ka dhunuar ish-bashkëjetuesen e tij.

Sipas të dhënave zyrtare, i riu me inicialet A.B., 25 vjeç, banues në Tiranës është futur në banesë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-te dashurës 22-vjeçare me inicialet S.G., 22 vjeç, banuese me qira në Tiranë.

Ka qenë vetë vajza që ka telefonuar policinë dhe ka denoncuar ngjarjen, duke treguar se ish-i dashuri nuk e pranonte ndarjen dhe nuk e linte të qetë duke arritur edhe në aktin ekstrem. Policia po punon për kapjen e të riut.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: