Rey Manaj i ka dhuruar fitoren skuadrës së Al Sharjah, në ndeshjen e Kupës ndaj Dibbas, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Manaj realizon kështu golin e parë me ekipin e ri, teksa sulmuesi kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Për Manaj, kjo ishte ndeshja e 3-të me fanellën e Al Sharjah.Kujtojmë që ai është i grumbulluar për ndeshjet e shtatorit të kombëtares, ato ndaj modestëve të Gjibraltarit dhe Letonisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb