Një i sëmurë ka mbërritur me helikopter në QSUT. Gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” momentin e uljes së helikopterit, ku shihet se si “fluturojnë” barrierat metalike që rrethojnë QSUT nga presioni i helikeve të helikopterit.
Gazetari Skëndaj raporton se fatmirësisht aty pranë nuk ka pasur njerëz, e për rrjedhojë nuk ka të lënduar. Ndërkohë, siç shihet nga pamjet, i sëmuri është marrë me barrierë prë t’u dërguar në urgjencën qendrore të QSUT.
Sa i përket situatës së koronavirusit në vend, gazetari Skëndaj tha se në 7 ditët e fundit, 23-30 prill, situata pandemike në Shqipëri paraqitet si më poshtë: Teste 15.236, raste pozitive 863, mesatarja ditore 123 te infektuar, shkalla e pozitivitetit 5.6, 1/18 teste pozitive, vdekjet 25, mesatarja 3.6 jetë të humbura në ditë.
Në 5 spitalet Covid janë rreth 120 të shtruar, me një rënie prej 30 shtretërish në javën e fundit. Rastet aktive kanë pësuar rënien më të madhe historike në një javë të vetme me 4186.
(BalkanWeb)
