Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grupin i cili hidhte në treg euro fale.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Alesio Brungaj dyshohet se ishte personi nga Shkodra që kishte porositur shumat e eurove të falsifikuara. Dyshohet se eurot do të hidheshin në qarkullim në Shkodër dhe në Mal të Zi.

Serxhio Lala dhe Enis Aliaj si dhe 17-vjeçari i arrestuar dyshohet se përmes faqeve në Tik Tok shisnin euro të falsifikuara, ku përmes mesazheve në këtë rrjet social kanë komunikuar dhe me të riun nga Shkodra ndërsa shuma e porositur ishte 18 mije euro, në prerje të ndryshme.

Krimi Ekonomik ka disa kallëzime për 17-vjeçarin pasi nuk është rasti i parë i tij në këtë skemë.

Të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin, ndërkohë policia vijon hetimet për zbulimin e personave që fshihen pas kartmonedhave false.

Ka dyshime që i mituri dhe të rinjtë e arrestuar përdoren nga persona të tjerë për të shpërndarë eurot false.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb