Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 45-vjeçar, që dyshohet se është nga Turqia, është ekzekutuar me armë brenda shtëpisë së tij, në sy të familjarëve.

Ngjarja ka ndodhur në Ksanthi, teksa viktima ndodhej në shtëpi me pjesëtarët e familjes. Autori i krimit, 37-vjeç, së bashku me dy djemtë e tij dhe dhëndrin, e ka qëlluar atë me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shkak është bërë “prishja e kontratës martesore”, pasi 37-vjeçari kishte paguar 6 mijë euro për të marrë nuse për djalin mbesën e viktimës, vetëm 15 vjeç.

Viktima, pas fejesës së dy të miturve, ka ndërruar mendje, por nuk ka pranuar që t’i kthejë paratë.

Edhe më e rëndë është fakti se pas krimit, autori ka dalë në një video në “Tik-Tok”, duke mos shprehur pendesë dhe duke thënë se “nëse më lëndon mua, apo familjen time, edhe pas 40 vitesh unë do u vras të gjithëve”.

Pas krimit ai është vetëdorëzuar në polici, e po ashtu janë arrestuar edhe tre personat e tjerë që e shoqëronin.

Pas krimit gjakftohtë, familja e viktimës i është përgjigjur me një tjetër video në “Tik-Tok”, duke premtuar hakmarrje. Menjëherë pas kësaj, familjarët e autorit janë larguar nga zona, ndërsa mbrëmjen e djeshme banesa e 37-vjeçarit dhe e të vëllait, janë vjedhur dhe më pas u është vënë flaka.

https://www.youtube.com/watch?v=A74G4audL_c&t=14s

https://www.youtube.com/watch?v=rgg_SXlKP7I

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb