I shkruante llafe turpi”. Kështu deklaron gjyshja e 14-vjeçares në Pogradec, e cila u ngacmua nga drejtori i shkollës së saj. Ky i fundit, Adriatik Haxhillari, drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë, tashmë është pas hekurave.

“BalkanWeb” ka siguruar një intervistë me gjyshen e të miturës, e cila ka treguar se nuk ishte në dijeni të ngjarjes në fjalë, ndërsa theksoi se drejtori kishte dy javë që i shkruante mbesës së saj. Po ashtu, e moshuara tha se mbesa jetonte me të pasi prindërit i kishte emigrant. Gjyshja ka kërkuar nga shteti dënim maksimal, ndërsa shtoi se për abuzuesit duhet dënim kapital, me varje.

“I ka shkruar çupës në telefon. Cupa i kishte thënë kujdestares së klasës. Kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, cupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë (e kishin çuar në polici).

Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa u ul poshtë (Shkoi në komisariatin e Pogradecit). Nuk e di çfarë i shkruante, por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi pastaj. Prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të.

Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babain e saj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë nga halli i çupës. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin. Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.”, tha gjyshja e 14-vjeçares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb