Një automjet është gjetur i djegur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm ku dyshohet që mund të jetë përdorur në ngjarjen e djeshme në Fshatin Pllanë.
Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali.
Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj nga kjo ngjarje e rëndë.

Ngjarja:
64-vjeçari Gjovalind Prendi ka qenë duke konsumuar kafe në lokal dhe disa persona kanë ndaluar para tij dhe e kanë qëlluar. Familjarët e kanë dërguar më pas në spital por nuk ka mundur dot t’u shpëtojë plagëve të marra.
Roan Brahimi i njohur si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua me armë zjarri nga një atentat mafioz në Athinë më 9 maj 24, është nga fshati Pllanë i Lezhës.
Krimi, në sy të gruas dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar.
Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.
(BalkanWeb)