SHKODËR

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një 30-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, ndërsa gjykata kishte dhënë dënim në mungesë  për të me 5 vite burg.

Njoftimi i policisë:

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim

Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: