Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një 55-vjeçar, të dyshuar si pjesëmarrës në bandën mafioze “Ndrangheta” më bazë në Itali.

Massimo Gigliotti, 55 vjeç, kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane sipas një njoftimi të kuq të INTERPOL-it për trafikim të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Arrestimi i të dyshuarit, Massimo Gigliotti, erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të programit të Interpolit të quajtur I-CAN (“Bashkëpunimi i Interpolit kundër Drangheta”) në Lion, me mbështetjen e një oficeri italian në Kolumbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb