Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim është arrestuar sot në Ostia të Italisë. I arrestuari akuzohet për një vrasje me paramendim e kryer në Belgjikë në vitin 1999.

Mediat italiane shkruajnë se 54-vjeçari u arrestua pas kontrollit në rrugë dhe identifikimit të mëpasshëm me sinjalistikë fotografike.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb