Milorad Dodik, i cili ndodhet nën hetim dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore të Bosnje-Hercegovinës, pritet të udhëtojë sërish drejt Federatës Ruse. Atje, ai do të marrë pjesë në një takim bilateral me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Sergej Shoigu. Ky takim është pjesë e “Takimit të XIII Ndërkombëtar të përfaqësuesve të lartë përgjegjës për çështjet e sigurisë”, i cili do të zhvillohet në Moskë, nga data 27 deri më 29 maj, në qendrën kombëtare “Rusia”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e Dodikut dhe ka bërë me dije se takimi i tij me Shoigun është pjesë e axhendës së forumit. Gjatë këtij eventi, pritet të diskutohen tema të rëndësishme që lidhen me sigurinë globale dhe rajonale, me praninë e ekspertëve të fushës nga vende të ndryshme.

Përveç Dodikut, Shoigu do të zhvillojë takime edhe me drejtues delegacionesh nga vende të tilla si India, Nikaragua, Vietnami, Koreja e Veriut, Tajlanda, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Algjeria. Këto takime janë planifikuar si pjesë e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: