Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar ditën e sotme nga autoritetet greke në Prevezë.

Sipas mediave greke shqiptari i arrestuar ishte pjesë e Listës së Kuqe të Kërkimit Ndërkombëtar nga Interpol në Shqipëri dhe ishte në kërkim për kultivimin e drogës.

Pas arrestimit ai u dërgua në Prokurorinë Publike të Prevezës dhe filloi procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb