Policia Kufitare e Dibrës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pas një operacioni të zhvilluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës.

Shtetasi B.S., banues në Bosnje-Hercegovinë, u arrestua në hyrje të territorit shqiptar, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.

Ai akuzohet nga Gjykata e Heilbronn në Gjermani për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”, “Mashtrim” dhe “Mashtrim i përsëritur me përfitim financiar”.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden për realizimin e procedurave të ekstradimit drejt Gjermanisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb