Një 56-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim në Gjermani është dënuar me 1 vit burg.

Ai akuzohet për import të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe për qëndrim të paligjshëm në vendet Shengen. Më konkretisht ka qëndruar 134 ditë ilegalisht.

Mediat e huaja shkruajnë se fillimisht  shqiptari u mori gjobë, por për shkak se nuk e paguante dot, u vendos masa e burgimit me 1 vit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb