ELBASAN

Një  person është gjetur i pajetë në lagjen “5 Maji” në Elbasan. BalkanWeb mëson se personi është gjetur i vdekur në anë të rrugës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia informon se në trup të 50-vjeçarit R.S, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb