Papa Françesku iu drejtua sot besimtarëve me një sms, pasi siç dihet të premten e kaluar u shtrua në Poliklinikën Universitare Agostino Gemelli në Romë për trajtimin e një infeksioni respirator. “Do të doja të isha mes jush, por – siç e dini – jam në poliklinikën “Gemeli” sepse kam ende nevojë për disa trajtime për bronkitin tim”, tha Françesku në mesazhin e tij.
Papa u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë të luten për paqe në Palestinë, Izrael dhe gjithë Lindjen e Mesme, si dhe në Mianmar, rajonin e Kivu dhe Sudan.
Papa, në fund, ka dashur të falënderojë besimtarët “për afërsinë dhe lutjet me të cilat e shoqërojnë gjatë këtyre ditëve”, si dhe mjekët dhe të gjithë stafin e Spitalit “Gemeli”, për interesimin e sinqertë.
