TIRANE- Historia e dhimbshme e një çifti, që prej 35 vitesh ishin në kërkim të djalit të tyre, është rikthyer sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’.

Miranda dhe Përparimi kanë gjetur pas kaq shumë vitesh djalin e tyre, që e pagëzuan me emrin Ergert, por që nuk arritën dot ta shijonin frytin e dashurisë, pasi ai ishte zhdukur nga materniteti në rrethana të mistershme. Por sot, siç duket surpriza më e madhe e jetës së tyre erdhi live për çiftin e bashkëshortëve, të cilët sot u dhanë përgjigje shumë dilemave të mëdha që i shoqëroi për shumë kohë, shkruan ‘BalkanWeb’.
Sot Ergerti, por që nga prindërit e tij birësues është quajtur Artan, ishte në një lidhje telefonike në studion e ‘News24’. Pas 35 vitesh ai përshëndeti nënën dhe babain e tij biologjik.

Miranda, nëna e 35-vjeçarit, duke mos përballuar emocionet e forta, e ka marrë vesh lajmin e madh përmes telefonit, ndërsa qante pa pushim nga gëzimi.

Moderatorja Evis Ahmeti teksa mbante në linjë Mirandën, lidhi në anën tjetër telefonike edhe djalin e saj, i cili është i martuar, baba i dy djemve, dhe jeton në Greqi.

Artani foli për herë të parë edhe me motrën e tij të dytë, ndërsa të dy premtuan se do të takoheshin shumë shpejt. “Jam motra e dytë, gëzohem që jeton. Gëzohem që ke familje të mirë. Mami është e emocionuar, nuk mund të flas dot as unë. Ishte diçka që nuk e prisnim. Unë nuk mund të lëviz pasi nga dita në ditë që të lind”, tha Gerta.


Intervista me Artanin
Përshëndetje Artan…

Ju përshëndes për emisionin. Është një ditë që e prisja nga momenti në moment. Të tjerat i kuptoni vet nga emocionet.

E shihni që i ngjani babait tuaj?
Dashuria e fortë do ngjante diku.

SI E MESOI DJALI TE VERTETEN
Krejt rastësisht bashkëshortja kishte parë në youtube emisionin dhe kishte pare fotografinë e çiftit Përparim dhe Miranda. Kanë dëgjuar gjithë versionin e rrëfyer në emision. Artani thotë se e dinte historinë që ishte fëmije i birësuar pasi në moshën 12-vjeçare nena e tij birësuese ja ka treguar. Kur ai ishte 7 vjeç nëna birësuese ka marrë vesh se djali qe po rriste ishte sjelle në jetë nga Miranda shoqja e saj e shkollës në Elbasan. Prindërit birësues pas 11 vitesh qe nuk arrinin dot të sillnin në jete një fëmijë kishin shkuar dhe kishin kërkuar të birësonin një fëmijë, atje ju kane dhënë djalin e Mirandës. Sipas Artanit ata e kane rritur më shumë dashuri dhe i kane dhene dhe fotografinë e prindërve biologjik. Ata nuk jetojnë me, nëna ka ndërruar jete përpara 11 vitesh ndërsa babai përpara 1 viti. Artani nuk do te donte ti lëndonte kurrë ata edhe sot qe nuk jetojne me. Aktualisht ai jeton ne Greqi dhe e ka te pamundur te kaloje kufirin per shkak te dokumentacionit. Eshte i martuar dhe baba i 2 femijeve.

HISTORIA E ÇIFTIT NGA LUSHNJA
Miranda dhe Përparimi u martuan në moshën 21-vjeçare dhe në dasme nuk ishte prezent asnjë nga familjarët e saj. Për 13 vite asnjë për tyre nuk i folën dhe nuk kontaktuan me të.

Në vitin 1982 ajo ka sjellë në jetë një fëmijë në maternitetin e Lushnjës. Fëmija ishte djalë dhe ajo mban mend emrat e mjekëve që asistuan ne lindje Dr. Viktori, Dr. Misir Hoxha dhe një mamie me emrin Lavdie. Ky djalë erdhi në jetë nga dashuria e saj me Përparimin, i cili ne atë kohë ishte ushtar. Familja e vajzës ishte familje komuniste ndërsa djali vinte nga një familje e persekutuar dhe për shkak të biografisë së keqe ashtu sikurse funksiononte në kohën e regjimit nuk pranuan zgjedhjen e Mirandës. Xhaxhai i saj mbante një detyrë të rëndësishme po ashtu dhe ai ati. Dashuria e saj për Perparimin nuk u pranua në familje, por ajo me një guxim të jashtëzakonshem është rrëmbyer, ka ikur në shtëpinë e djalit në të cilën u mirëprit. Solli në jetë të birin ndërkohë që familja e saj e kishte mohuar dhe nuk kishte me asnjë kontakt me të.

Pasi e pa të birin e sapolindur ju dha lajmi se ai kishte vdekur dhe nuk jetonte më. I thanë se fëmija ka vdekur dhe po e varrosnin. Kjo histori ngeli mister, por prej vitesh ajo dyshon se kjo është një histori dhe skenar i familjarëve të saj. Përparimi thotë se atë ditë në darkë kur ka shkuar ne spital i kanë thënë që ‘djalin e kemi varrosur ne sipas rregullave’. Nuk i dhanë asnjë certifikate dhe nuk dine se ku u varros i biri. Aktualisht ata janë prindër të 3 vajzave, Përparimi është 57 vjeç, ndërsa Miranda 1 vit më e vogël, përcjell ‘BalkanWeb’.

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: