E ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, aktivistja e PD-së Adriana Kalaja, ka folur për procesin e primareve, duke risjellë në vëmendje se si ajo ka qenë ndër të parët që ka votuar kundër këtij procesi.
Me tone kritike ka zbuluar se i ka propozuar kreu të Partisë Demokratike që të gjithë duhet të ishin përfshirë në Primare, pasi sipas saj ishte shkelur statuti.
Përjashtimi i 20 deputetëve dhe përfshirja e 20 të tjerëve në listat e mbyllura, e ka nxitur atë të propozojë gjithashtu pezullimin e këtij procesi.
Adriana Kalaja e ka vënë theksin se në atë rast ekzistonte çdo arsye ligjore për ta pezulluar atë.
Adriana Kalaja: Unë kam qenë ndër të vetmet që kam votuar kundër primareve.
I thashë z.Berisha, si është më mirë? Të shkelim statutin? U shkel statuti për aq kohë sa përjashtohen disa vetë dhe disa futen, Statuti thotë futen të gjithë në primare.
Nga kryetari deri te i fundit. Për sa kohë u vendosën 20 vetë nga 40, që ishin në lista të mbyllura, 20 prej tyre të përjashtoheshin nga gara.
Atëhere unë thashë, është më mirë ligjërisht me cilësinë e kryetares së Gjykatës së partisë, thashë të bëjmë një nenë tranzitor. Ta pezullojmë këtë rradhë, sepse kishim gjithë arsyet ligjore për ta pezulluar.
Ne sapo kishim ardhur nga një konflikti i madh dhe thamë shyqyr që u bashkuam.
Ne sapo kishim mbaruar një betejë ligjore për logon dhe për vulën.
