Në orët e para të ditës së sotme Roma fitoi në International Champions Cup 4-2 kundër Barcelonës, duke dhënë sinjale pozitive para nisjes së sezonit.

Klubi italian e përdori këtë sfidë edhe për të thumbuar brazilianin Malcom, i cili pak ditë më parë kaloi te Barcelona duke prishur marrëveshjen me ‘vardhekuqtë’ pavarësisht se këta të fundit e kishin zyrtarizuar si blerjen e re nga klubi i Bordeaux.

Pak para ndeshjes Roma në rrjetet sociale ka njoftuar për formacionin me të cilin Barcelona do të zbriste në fushë. Duke përdorur “photoshop” ata kanë fshirë emrin e Malcom nga lista duke thumbuar në këtë mënyrë lojtarin.

“Ka qenë një shaka, nuk jam mërzitur,” – tha braziliani pas ndeshjes për këtë episod. Ai shënoi golin e dytë për katalanasit kundër Romës.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: