Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë të ditur se është informuar nga Irani për një sulm të ri në afërsi të centrali bërthamor i Bushehrit, duke e cilësuar si incidentin e tretë të tillë brenda vetëm 10 ditësh.

Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet iraniane, sulmi nuk ka shkaktuar dëmtime në reaktorin operativ dhe nuk është regjistruar asnjë rrjedhje rrezatimi. Centrali vijon të funksionojë normalisht, theksoi IAEA në deklaratën e saj.

Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Rafael Grossi, ka ngritur alarmin për pasojat e mundshme të sulmeve të tilla. Ai paralajmëroi se çdo goditje që mund të dëmtojë një reaktor bërthamor rrezikon të shkaktojë një aksident të rëndë me pasoja rrezatimi.

Grossi u bëri thirrje palëve për “përmbajtje maksimale ushtarake”, duke theksuar nevojën për të shmangur çdo përshkallëzim që mund të rrezikojë sigurinë bërthamore dhe popullsinë civile në rajon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb