I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deputeti i PD, Belind Këlliçi, tha se deputeti socialist Taulant Balla shumë shpejt do të ketë probleme me drejtësinë, me SkyEcc dhe SPAK.

“Sa herë Taulant Ballës, që i uroj suksese se orët e fundit mendoj se mund të ketë shumë lajme të këqija me SkEcc dhe SPAK,  nuk i pëlqen një fjalë që thotë një deputet i PD, i fut një pushim 5 minuta pushim dhe futet në votim ose i kalon të gjitha në votim dhe mbyllet seanca”, tha Këlliçi.

Ai tha se deputetët e PD nuk janë dele të mazhorancës por janë në parlament për të bërë opozitë, jo thjesht të ngrenë kartonat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb