TIRANE-“Nëse nuk gjenden personat që kanë vendosur tritol, do t’i gjej vetë. Do marr hak vetë ndaj familjes Kolaveri, nëse nuk ndërhyn shteti”.

Kështu deklaroi në një intervistë për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Xhelal Daci, të cilit iu vendos tritol sot në banesën e tij në Babrru. Xhelali, babai i Gazmir Dacit, paralajmëroi autorët se do të bëjë vetëgjyqësi nëse shteti nuk merr masa, ndërsa tha se pas kësaj ngjarje fshihet Saimir Kolaveri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjeje personat se është rasti i katërt që na vendosin tritol. Autorët të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaverit nuk i kam bo gjë, çfarë kam me i bo. Ne kemi kërkuar mbrojtje dhe nga policia, ata vijnë dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolaverit. Ai shkoi të më vrasë djalin në burg. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverise që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua. Do ja shpërble në atë mënyrë që do i ikë truri. Unë kam 7 muaj që kam dalë nga burgu dhe shteti ka thënë se do ju mbroj, por nuk ka bërë asgjë.

Nëse nuk merren masat, do t’i marr vetë. Përplasjet mes nesh kanë nisur për një vrasje, përpara vrasjes kanë tentuar mua të vrasin në lokal. Unë i fala. Ata pas një viti i dolën djalit në rrugë dhe djali për vetëmbrojtje vrau Valmir Kolaverin. Ata e përndiqnin djalin tim, sepse ata punonin me trafikun e qenieve njerëzore. Unë u thashë atyre që nuk ua jap djalin për këtë punë. Do e paguajnë shumë shtrenjtë. Nuk kam frikë le të quhet kërcënim. Do bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa. Nuk kam frikë nga ndjekja penale. Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolit e Saimir Kolaverit. Do kthehem së shpejti dhe do mësojnë se kush është Xhelal Daci”- tha babai i Gazmir Dacit.

(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb