Arda Guler do të dëshironte më shumë hapësirë në Real Madrid. Sipas asaj që u raportua nga Defensa Central, turku ishte i vetmi lojtar i Los Blancos që nuk u ngrit nga pankina mbrëmë për të vrapuar dhe festuar golin e Jude Bellingham, i cili praktikisht ia siguroi La Ligën skuadrës së Ancelottit. Një ndeshje El Classico që përfundoi 3-2, në Santiago Bernabeun e mbushur plot me tifozë, të cilët nuk pushuan asnjë sekondë së brohorituri.

Guler sigurisht që nuk priste të ishte titullar i përhershëm, por as nuk priste që të luante vetëm 98 minuta në sezon, të shpërndara në 7 paraqitje. Carlo Ancelotti me siguri do t’i besojë më shumë në këtë fund edicioni, veçanërisht pasi madrilenët tashmë kanë siguruar kampionatin dhe duhet të përqendrohen në gjysmëfinalet e Champions League kundër Bayern Munich.

Mbetet për t’u parë nëse Arda Guler do të mjaftohet duke qenë një zëvendësues luksi apo do të dojë një rol më të rëndësishëm. Zgjidhja më e mundshme, duke marrë parasysh edhe faktin se mesfushori i talentuar sulmues është vetëm 19 vjeç, është se ai mund të huazohet për ta lejuar të rritet, ashtu si ndodhi me Brahim Diaz me Milanin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: