Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se brenda javës do të depozitohet kërkesa për krijimin e një komisioni hetimor sa i përket bllokimit të fondeve të IPARD.

Duke iu drejtuar Taulant Ballës, Bardhi tha se ky komision do të vërtetojë se si paratë e dhëna nga BE në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për babanë e Suel Çelës.

“Keni frikë se do themi që me fondet e BE ke ni financuar krimin e organizuar? Nuk kem nevoje ta themi sepse e ka thënë KE”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Bardhit:

Nuk doni të flisni pse BE na ka bllokuar fondin miliona euro që shkonin për fermerët.
Jemi i vetmi vend që ka ndodhur kjo, pasi kjo qeveria nuk vjedh vetëm taksapaguesit shqiptarë por edhe ata europianë.

Brenda javës do të depozitojmë kërkesë për komision hetimor për këtë çështje, sepse do provojmë Taulant se si babai i Suel Çelës mori paratë që i takonin fermerit të Elbasanit.

Ju nuk doni të flasim për këtë çështje, ne nuk donim të bënim politikë me këtë çështje por kemi detyrë të diskutojmë dhe nxjerrim përgjegjësi.

Keni frikë se do themi që me fondet e BE ke ni financuar krimin e organizuar? Nuk kem nevoje ta themi sepse e ka thënë KE.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb