Një zjarrvënie në një një qendër pritjeje dhe akomodimi për refugjatët në Leipzig të Gjermanisë, ka ngritur alarmin pranë autoriteteve.

Forcat e sigurisë kanë shuar zjarrin me shpejtësi, ndërsa autoritetet policore raportojnë se nuk ka të lënduar.

Nuk është e qartë deri më tani nëse sulmi ishte i motivuar politikisht, apo ka qenë një pakujdesi e momentin.

Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa janë shtuar masat e sigurisë për parandalimin e ndonjë incidenti tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb