GJAKOVE- Njëri nga vëllezërit Islamaj të vrarë sot në Gjakovë, Valon Islamaj dëshironte të shihte të vrarë kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari. Këtë dëshirë ai e kishte shprehur në rrjetin social “Facebook” më 20 janar, ku kishte shpërndarë një foto të tijën në një makinë. Mes komenteve që shihet në këtë foto, thuhet se do të takoheshin së bashku në “ferr” me Kusari.

Këto komente kryesisht i ka bërë më një “nip” të tij, i cili iu ka referuar si “dajë” Valon Islamajt ku flisnin për “vdekjen” e kryetares Mimoza Kusari. Valon Islamaj u vra me armë zjarri sot, së bashku me dy persona të tjerë në në një lokal në pjesën e vjetër të Gjakovës.
Express sjell bisedën e tyre:

Valon Islamaj: Ka shkojm ni vorrim

Valon Islamaj: Une hogja e ky prifti

Valon Islamaj: Krytarja e gjakoves asht dek daj po ajo i don dy se nja si del

Valon Islamaj: prift ja thot urat mir

Valon Islamaj: U pref ne paq mshira e dreqit koft bi ta

Valon Islamaj: U takofshim me ta ne ferr
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb