Pas shpërthimit me tritol në një servis në Fushë Krujë, ka folur pronari i biznesit.

Alfred Gurra, në një prononcim për News24, jashtë kamerave tha se nuk ka konflikt me asnjë person. Ai u shpreh se ka mbetur i habitur nga ngjarja, duke shtuar se servisi ka kamera përreth.

“Nuk kam konflikte me askënd. Mbeta i habitur nga ajo që ka ndodhur. Servisi ka kamera përreth. Mirëpo, kamerat nuk e kanë fiksuar autorin”, ka deklaruar ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: