I zhdukur prej kohësh, më në fund, Armando Broja rikthehet te Burnley, rikthehet të jetë prezent. Me anë të një video të bërë publike nga klubi, Broja shfaqet i qeshur, duke bërë palexho me një top regbie.

Sulmuesi kuqezi duket në formë, por prezenca e tij në sfidën e radhës në Premier League, atë kundër Brentford nuk është e sigurt.

Pavarësisht këtij fakti, lajmi i mirë është se dëmtimi i Brojës nuk duket aq serioz. Nga këtu e deri në mars, tifozët kuqezi dhe trajneri Sylvinho shpresojnë shumë që Broja jo vetëm të rikthehet në fushë, por të këtë edhe minuta në këmbë, në mënyrë që të jetë në gjendje optimale për ndeshjet e muajit mars, të vlefshme për fazën “play-off” të Botërorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: