Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve dhe banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, i zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur i pajetë në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.

Kanë qenë familjarët ata të cilët pas kontrolleve të shumta kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë paraditen e sotme.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbareve për nxjerrjen e kufomës nga uji, pasi e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.

Babai i tre fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje.

Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës, e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion, sepse aty nuk arrinte varka.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb