Ibrahimoviç, pas një karriere brilante si futbollist, tashmë ka marrë përsipër të veshë kostumin e drejtuesit dhe e ka nisur me prezantimin e trajnerit të ri, që do të jetë portugezi Fonseca.
I pyetur nga gazetarët, Ibra foli jo vetëm për trajnerin e ti, por preku edhe tema të tjera me interes për kuq e zinj-të, siç janë objektivat e këtij sezoni, fitimi i titullit nga rivalët e Interit, si dhe zërat për Zirkzee.

Për përzgjedhjen e Paulo Fonseka-s

“Dua të falënderoj Piolin për atë që ka bërë në Milano, në emër të klubit dhe nga ana ime personalisht. Trajneri i ri do të jetë Paulo Fonseka. Kemi studiuar mirë, kemi përcaktojmë kriteret se çfarë kërkojmë dhe çfarë duam ne kemi zgjedhur për të sjellë identitetin e tij te lojtarët që kemi, për mënyrën sesi duam të luajë skuadra, me një lojë dominuese dhe sulmuese me gjithë respektin e duhur për Piolin. Ne donim t’u sillnim lojtarëve diçka të re se si ai stërvit, si përgatit ndeshjet. Ne duam të sjellim diçka të re edhe në San Siro, pas 5 vitesh ne kemi shumë besim dhe besojmë në të.”

Pse nuk menduat për një trajner italian?

“Konte? Për atë që ne kërkonim, emri i Kontes nuk doli. Kjo varet nga materiali që keni. Për ne, më e mira për atë që kemi dhe për identitetin që duam të sjellim është Paulo Fonseka. Ishte e rëndësishme që ne të marrim një trajner që ishte i mirë për ekipin që kemi. Ata janë në listën që po shikojmë, por jo sot…”

Sa larg jeni në Zirkze?
“Pas largimit të Zhiru, është Jovic, por një vend mungon. Ne po kërkojmë sulmuesin. Zirkze është i fortë, nuk është sekret, ai ka potencial dhe ka pasur një sezon të mrekullueshëm. Ajo që po ndodh është realitet. Nuk më pëlqen të krahasoj një lojtar me mua, ai është nga shkolla hollandeze, unë isha Ibra”.

Ju bëri të vuani titulli iInterit?
“Jo nuk vuajta, ko fjalë është për një humbës. Këtu po flisni me një fitues, kështu që Interi na jep energji për të bërë edhe më shumë.”

A do të mbeten liderët?
Teo Hernandez, Majko Menja dhe Rafael Leao do të qëndrojnë në klub, janë ndër lojtarët më të fortë në rolet e tyre dhe kanë një kontratë me ne, janë të lumtur. Nuk kemi nevojë të shesim. Falë punës së RedBird ne mund të sjellim lojtarë të fortë për t’u përmirësuar. Vitin e kaluar ne hodhëm themelet.

Sa duhet të presim për të fituan Championsin?
“Dua të fitoj sa më shumë që të jetë e mundur, padyshim. Dua të bëj ndryshimin, me idenë dhe vizionin tim. Këtu po e nis nga si lojtar, unë dua të fitoj Ligën e Kampioneve, padyshim që po punojmë për të bërë histori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: