Sulmuesi i talentuar argjentinas, Mauro Icardi, mund t’i japë fund aventurës së tij te Interi. Kapiteni i ‘Neroazzurrëve’, është duke u kërkuar nga disa skuadra të njohura evropiane.

Së fundmi për të interesim ka shprehur gjiganti spanjoll Real Madrid që e sheh si zëvendësim të Karim Benzemas. Në Angli, Chelsea dhe Liverpool janë në përcjellje të sulmuesit 22-vjeçar i cili vitin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Serie A.

Vlera aktuale e lojtarit sillet nga 35 në 40 milionë euro, ndërsa ajo skuadër që do ta paguajë këtë shumë mund ta transferoj ‘bomberin’ e talentuar.
(ed.me/BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: