Como do të luajë sezonin e ardhshëm në Serie A. Në këtë mënyrë, drejtuesit kanë nisur nga puna për merkaton, ku emrat që përfliten janë të shumtë. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, dëshira e parë është një sulmues.

Bëhet fjalë për Muarco Icardin. Sulmuesi argjentinas ka luajtur edhe më parë në elitën italiane me Sampdorian dhe Interin, ndërsa lojtari duket i hapur për një rikthim. Como ka në listë edhe preferenca të tjera, skuadër kjo që pritet të jetë tejet aktive.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb