“Prej shumë kohësh Interi është skuadra ime. Ky është motivi se përse kisha nevojën për të vazhduar të qëndroja këtu edhe për disa kohë. Reali i Madridit apo Chelsea? Jam gjithmonë i përqendruar mbi objektivat e mi dhe ato të skuadrës. E ardhmja nuk mund të hamendësohet, por e tashmja ime është këtu tek Interi. Në Milano kam shtëpinë, miqtë e mi dhe një jetë që dua ta jetoj”.

Këto kanë qenë disa nga fjalët e Mauro Icardi-t për mediat argjentinase që kanë vënë në alarm tifozët zikaltër. Si kurrë më parë 25-vjeçari ka lënë hapësirë për interpretim sa i takon së ardhmes së tij, pasi në të gjithë rastet e mëparshme ai është shprehur me solemnitet: “Jam i dashuruar me ngjyrat zikalëtr.”

Më tej Icardi ka komentuar arritjen e tij: 100 gola me bluzën e Interit.

“ Jam i lumtur që kam hyrë në historinë e një klubi të madh si Interi. Është diçka që më bën krenar dhe që se kisha menduar kurrë se do ta arrija. Nuk është e lehtë të arrish shifra të tilla në një kampionat si ai italian, por falenderoj shokët e skuadrës që ma kanë bërë të mundur të arrij diçka të tillë. Gara për një vend në Champions? Jam optimist dhe kam besim se shumë shpejt Interi do të jetë aty ku meriton të jetë. A do të jem në Botëror? Jam 25-vjeç dhe jam kapiteni i Interit, dëshira ime është të luaj një Botëror me Argjentinën nëse ky moment nuk do të jetë tani shpresoj ta bëj në të ardhmen”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: