Sezoni i Borussia Dortmund nuk po i përmbush pritshmëritë pasi skuadra është jashtë garës për titull dhe kualifikimi për në Champions League nuk është ende i sigurt. Ndaj, sipas të gjitha gjasave, një ndryshim trajneri do të bëhet në verë. Mes emrave që verdhezinjtë po mendojnë për pankinën është edhe Julian Nagelsmann, i cili aktualisht drejton Kombëtaren e Gjermanisë.

Mediat bëjnë me dije se se trajneri nuk do të ishte kundër idesë për rikthimit në stolin e një klubi. Kontrata e Nagelsmann me përfaqësuesen mbaron në fund të Kampionatit Evropian dhe për momentin gjithccka është në kuadrin e një hipoteze. “Timonieri” mund të jetë i interesuar për projektin e Dortmund, dhe për këtë arsye është një mundësi që do të duhet të vlerësohet këtë verë.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: