Varianti i ri afrikan i koronavirusit është përhapur në shumë vende të botës.
Së fundmi gjashtë raste të variantit Omicron të COVID-19 janë identifikuar në Skoci. Lajmi u bë i ditur nga qeveria skoceze e cila theksoi se autoritetet shëndetësore po punojnë për të zbuluar kontaktet e personave të infektuar.
“Shëndeti publik i Skocisë do të gjurmojë rastet e identifikuara, për të zbuluar çdo person tjetër që mund të ketë qenë në kontakt javët e fundit me të infektuarit”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë Huma Youssef.
(BalkanWeb)
