Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bastisur disa seli kryesore që i përkisnin forcave komando të regjimit të rrëzuar të Bashar al-Assad javën e kaluar, duke gjetur mbi tre ton armë, duke përfshirë mina antitank, pajisje shpërthyese dhe raketa.

IDF thotë se operacionet e saj në zonë synojnë parandalimin e kontrabandës së armëve nga Siria në Liban.

Që nga rënia e regjimit të Asadit në dhjetor 2024, IDF është vendosur në nëntë pozicione në Sirinë jugore, kryesisht brenda një zone tampon të patrulluar nga Kombet e Bashkuara.

Sipas Times of Jerusalem trupat operuan në zona afërsisht 15 kilometra të thella brenda Sirisë, me qëllim sekuestrimin e armëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb