Trupat pa jetë të dy pengjeve izraelitë janë dorëzuar nga Hamasi.

Lajmi është dhënë nga forcat e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Sipas një njoftimi zyrtar të publikuar nga ushtria izraelite në rrjetin social X, trupat u dërguan në Qendrën Kombëtare për Mjekësi Ligjore, ku do të kryhet procedura e identifikimit zyrtar.

Kthimi i trupave ndodhi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, e cila hyri në fuqi javën e kaluar, pas disa javësh lufte intensive në Rripin e Gazës.

Megjithatë, ndërsa një pjesë e pengjeve janë kthyer zemërimi publik në Izrael po rritet. Protesta masive kanë shpërthyer në Sheshin e

Pengjeve në Tel Aviv, ku mijëra qytetarë i bëjnë thirrje qeverisë të veprojë me më shumë vendosmëri ndaj Hamasit dhe të përshpejtojë kthimin e të gjithë pengjeve, të gjallë apo të vdekur.

Ndërkohë, Hamasi ka deklaruar se ka dorëzuar të gjitha mbetjet e pengjeve që posedonte. Por inteligjenca izraelite vlerëson se Hamasi mund të mos jetë në gjendje t’i gjejë dhe t’i kthejë të gjithë trupat e pengjeve të vrarë në Gaza, për shkak të gjendjes së rënduar të territorit pas bombardimeve dhe humbjes së kontrollit të infrastrukturës së brendshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb