Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar nevojën për një ndryshim të thellë në vend.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Idrizi u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një qasje të re dhe për një rikthim te puna dhe prodhimi, ndërsa nënvizoi se pasiviteti qytetar nuk është zgjidhje.
Ai kërkoi gjithashtu që personat me gjak shqiptar deri në tre breza të pajisen me pasaportë shqiptare, duke e konsideruar këtë një hap të natyrshëm, si në rastet e vendeve të tjera europiane.
Kreui PDIU, Shpëtim Idrizi: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim radikal. Politika është shërbim publik. Edhe pakënaqësia është e madhe. Pasiviteti më 11 maj nuk është gjëja e duhur. Angazhimi qytetar është shumë i rëndësishëm, nuk mjafton vetëm të kritikosh. Qytetarët duhet të marrin pjesë në vendimmarrje, 11 maji është dita e tyre. Janë ditë shumë intensive, unë bëj takime pa fund. 11 Maji është dita e qytetarëve. Vendi duhet t’i kthehet punës. Shqiptarët duhet të rrisin punën dhe prodhimin. T’ju jepet pasaportë shqiptare, atyre që janë me gjak shqiptar deri në 3 breza, siç ndodh me italianët, kroatët etj. Opozita ka një program të mirë dhe realist.