Milinkovic Savic shpeshherë është bërë temë diskutimi te Lazio, pasi përflitet për largimin e tij. Nuk është i këtij mendimi drejtori sportiv i lacialëve Igli Tare, i cili shprehet se mesfushori ka një lidhje shpirtërore me klubin.

“Le t’i rregullojmë gjërat, ai është mesfushori më i mirë në ligë. Lidhja shpirtërore që ai ka me klubin shkon përtej të gjitha thashethemeve për situatën e tij. Një muaj më parë takuam agjentët e tyre, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Javën e kaluar ishte Luis Alberto, tani është Milinkovic: por këto janë tema që nuk ekzistojnë te ne” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: