Eksperti i IT dhe protestuesi Gent Progni ka marrë fjalën në tubimin masiv qytetar para Kryeministrisë.

Progni është shprehur se kjo protestë nuk kufizohet vetëm me kauzën e Zvërnecit. Ai theksoi se sot janë edhe më shumë protestues dhe nesër do të ketë sërish më tepër.

Progni theksoi se shumë qytete shqiptare janë mbushur me qytetarë që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Këtë protestë nuk e kufizojmë vetëm me Zvërnecin. A jemi më shumë se dje? A jemi nesër më shumë? A e dini që Elbasani sot është plot? A e dini që Korça sot është plot? A e dini që Durrësi sot është plot? A e dini se Vlora është plot? A e kuptoni që të gjithë kemi dalë për të të hequr ty o kriminel, o hajdut?! Ik sa më shpejt, ik sa më shpejt”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb