Babai i Renis Dobrës, në një prononcim ekskluziv për “Më Zemër të Hapur” në Neës24, ka rrëfyer detaje në lidhje me natën kur ndodhi ngjarja që i mori jetën të birit.

Ai ka treguar se ka qenë nipi i tij që e ka marrë në telefon për t’i treguar se Renisin e kishte marrë policia, ndërsa vetëm pak minuta më parë ai është shkëmbyer me autorët, të cilët i kanë kërkuar të largohej pasi janë hequr si efektivë.

“Nipi më ka telefonuar në orën 22:03 minuta dhe më tha dajë ku je, shpejto se policia ka kapur Renin. Menjëherë dola dhe u nisa drejt Burrelit me nipin sepse mendova se ma ka kapur policia. Shkuam në komisariat. I pyeta nëse ma kishin kapur me makinë por më thanë që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.
Mora në telefon 129 dhe më thanë që do të më njoftonin ata.

Nipi im është afruar para se të më merrte mua në telefon dhe i kanë thënë ‘ik shpejt se jemi policia’”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb