TIRANE- Lirohet nga detyra zëvendësministëri i Punëve të Jashtme, Sokol Dervishaj. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Dervishi do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Selim Belortaja nga radhët e LSI, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Portit të Durrësit.

Po në mbledhjen e sotme qeveria ka marrë vendimin për ti propoziar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë znj. Denada Prifti për anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Një vendim tjetër ishte ai i miratimit në parim të një marrëveshje huaje ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë.

Po sot qeveria ka marrë disa vendime për të shpronësuar pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Komuna e Parisit – Rruga e Re Tiranë – Elbasan”, “Tiranë-Elbasan”(shtesa), Tiranë – Elbasan (lotet I dhe III), Levan – Tepelenë (shtesa).

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: