Në ditët e fundit, emri i Granit Xhakës, është lidhur edhe me një transferim në Itali.
Xhaka ndiqet me interes, nga disa prej skuadrave më të mëdha në Serie A.
Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, ka folur drejtpërdrejtë për këtë çështje, duke shprehur vlerësimin e tij për lojtarin në një intervistë me Welt.
“Graniti e di që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, si një lider. Ai ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij, dhe dëshira dhe objektivi ynë është që ai të qëndrojë me ne. Nëse, në fund, arrin një ofertë që është shumë e favorshme për të, por edhe për ne, atëherë do të ulemi dhe do ta diskutojmë” – tha ai.
