Grupi i njohur italian ‘Il Volo’ po shijon momentin e artë. Albumi i ri ‘l’amore si muove’ ka arritur majat e klasifikimit, ashtu si dhe versioni ndërkombëtar i ‘Grande Amore’ dhe vendin e parë të Bilboard në SHBA. Për të festuar Columbus Day në Neë York, trioja i ka lejuar vetes një selfie të bukur me Lady Gaga.
Fotoja e realizuar nga Ingnazio Boschetto dhe publikuar në faqen e tij të Facebook është bërë në mbrëmjen gala në Waldorf Astoria, me qëllimin për të zbuluar lidhjen mes Italisë dhe SHBA-së.
Lady Gaga, që është me origjinë italiane (emri i saj i vërtetë është Stefani Germanotta) ishte e ftuar së bashku me Tony Bennet në këtë eveniment.(da.xha/BalkanWeb)
