ILD ka propozuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares Evgeni Sinoimeri.

Sipas ILD, gjyqtarja Evgeni Sinoimeri nuk paraqitet prej një viti në detyrë.

Emri i gjyqtares Sinoimeri është përmendur edhe në dosje të bujshme në vend.

Evjeni Sinoimeri, si anëtare e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë votoi kundër mbylljes së dosjes të Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”, së bashku me gjyqtaren Evelina Qirjako.

Dy ish-anëtaret e Gjykatës së Lartë kanë mbështetur arsyetimin e prokurorisë se rizgjedhja e Mediut deputet nuk zhvlerëson autorizimin e Kuvendit për ta ndjekur penalisht.

Sipas tyre “vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë njëherë nga Kuvendi është rrjedhoje e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij, për shkak të zgjedhjeve të reja”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb