Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes së fituar 1-4 kundër Teutës është shprehur se ekipi ndërroi faqe në pushimin e ndeshjes dhe falë ndërhyrjes që ai bëri në formacion korçarët arritën të kthenin lojën.

Paraqitja e skuadrës

“Unë do të thosha që jemi në rrugën e duhur, por jo si në pjesën e parë, pasi kemi bërë një nga ndeshjet me më shumë probleme në pjesën e parë. Përballë kishim një Teutë që di të luajë mirë futboll dhe është agresive, në marrjen e territorit dhe jo dyluftime. Kemi përmirësuar gjithcka në pjesën e dytë, kjo në raport me ekipin tonë, çfarë ka paraqitur deri tani. Jemi në rrugën e duhur se duhet të rrimë me këmbë në tokë se nuk ka mbaruar ende faza e parë. Nëse do të luajmë si deri tani jemi në rrugën e përshtatshme”.

Pjesa e dytë

“Natyrshëm nuk do pajtoheshim jo si staf, por edhe lojtarët me ritmin që po prodhonim. Kemi përmirësuar gjithçka në pjesën e dytë, ishim koshient që nuk mund të vazhdonim ashtu. Futja e Osmanit i jep qetësi lojës në administrimin e topit, dolëm te golat dhe vepruar shumë mirë në pjesën e dytë”.

Skuadra

“Është e vështirë, kemi ngarkesë të plotë duke filluar nga stafi dhe disa lojtarë, kjo bën të mundur që pak a shumë të ishte i njëjti formacion si me ndeshjen e Partizanit.Starti i pjesës së parë u ndikua edhe nga ajo ndeshje. kthimi i të dëmtuarve do ët ndihmojë, pasi kur të gjithë lojtarët përballen me ritëm më të fortë në stërvitje, i afrohen edhe më shumë kushteve të lojës”

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb