Dinamo shënoi golin e parë ndaj Tiranës në Superiore për vitin e ri kalendarik, megjithatë nuk arriti të merrte pikë të plota edhe pse dominoi ndaj Tiranës duke luajtur me një lojtar më pak. Ngjeshja e kalendarit, ka bërë që të mos ketë kohë për të pushuar pas derbit, duke qenë se Dinamo zbret sërish në fushë ditën e nesërme dhe do të ketë sërish përballë Tiranën.

Këtë herë, skuadrat do të luajnë në Kupën e Shqipërisë, ndërsa është edhe derbi i dytë në harkun kohor të 4 ditëve. Për këtë sfidë, Dinamo është rikthyer menjëherë në fushë pas ndeshjes dhe nuk ka pasur kohë për të rikuperuar energjitë, teksa skuadra ka qenë e plotë nën urdhrat e trajnerit Daja.

Ndaj Tiranës në derbi, skuadra pritet të jetë e plotë me Gudiabin, lojtarin e vetëm që do të mungojë për shkak të kartonit të kuq që mori sfidën e së shtunës, ku edhe pritet të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës, pasi kartoni i kuq u mor për sjellje antisportive dhe pritet të dënohet me disa ndeshje. Nëse Gudiabi dënohet me dy sfida, me shumë gjasa mund të rikthehet në kampionat, pasi gjysma e dënimit paguhet, duke u rikthyer në një sfidë delikate ndaj Flamurtarit në “Elbasan Arena”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb