GJKKO do të shqyrtojë sot, më 15 Gusht, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.
Seanca e kaluar u shty pikërisht për shkak të kërkesës së avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi që çështja për masën e sigurisë duhet të shqyrtohet nga avokati që e ka ndjekur dosjen në hetimin fillestar, Erjon Çela, dhe jo nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani.
Gjyqtari Çela ishte me pushime javën e kaluar, e për këtë arsye shqyrtimi i kërkesës ju caktua Banit si gjyqtar i gatshëm. Por ky i fundit shpalli moskompetencë.
Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.
(BalkanWeb)
