Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit kërkoi ndryshim të masës së sigurisë. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 23 tetor.
SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë.
Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Kujtojmë Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit, ndërsa mbrojtja e tij e ka cilësuar masën si të pajustifikuar dhe politike.
